Tërmet në Greqi

Shpëtuesit nxorrën një çift të moshuar të gjallë nga shtëpia e tyre e dëmtuar në Vrisa

Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallë ka dëmtuar disa shtëpi në ishullin lindor të Greqisë, Lesbos.

Si pasojë e tërmetit një grua ka humbur jetën, ndërsa dhjetë persona janë plagosur.

Tërmeti është ndjerë edhe në Turqinë Perëndimore, duke përfshirë Stambollin dhe ishujt fqinjë.

Kryebashkiaku i Lesbos,Spyros Galinos tha se gruaja u gjet e vdekur në fshatin jugor të Vrisës. utoritetet lokale dhe shërbimi i zjarrfikësve thanë se nuk ka raportime për të viktima tjera dhe për të zhdukur.

Më parë, shpëtuesit nxorrën një çift të moshuar të gjallë nga shtëpia e tyre e dëmtuar në Vrisa.

Frika ishte ndjerë edhe në Stamboll me dendësi të populluar dhe në provincën perëndimore turke të Izmirit, por nuk u raportuan asnjë lëndim.

Back to top button