Rreth 800 vende do të jenë në dispozicion

Rreth 800 vende do të jenë në dispozicion

Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë  dhe Komunën e Prizrenit kanë nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.

Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi.

Qeveria e Republikës së Kosovës menjëherë ka vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim.