Tërmet shkatërrues në Turqi

Tërmet shkatërrues në Turqi

Katër persona raportohet  se vdiqën pas tërmetit që ndodhi sonte në Turqinë Lindore.

Këtë e konfirmoi Ministri i Brendshëm turk, Sulyman Soylu, përcjell rtv21.tv

Tërmeti me magnitudë 6.7 ndodhi në afërsi të qytetit Sivrice në provincën lindore Elazig. Sipas EMSC tërmeti pati një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti u ndje në disa vende të tjera, përfshirë Irakun, Sirinë dhe Libanin./21Media