Prodhuesi gjerman është duke humbur blerësit në SHBA për shkak të Teslës

Prodhuesi gjerman është duke humbur blerësit në SHBA për shkak të Teslës

Sondazhet e fundit tregojnë për një rritje të shitjes së Modelit 3, pas nxitjes së prodhimit, dhe në këtë mënyrë sedani i Tesla është vetura e pestë më e shitur në SHBA.

Kjo përputhet edhe me deklarimet e mëhershme të shefit të kompanisë amerikane Elon Musk, se Model 3 po i merr blerësit e Serisë së tretë të BMW-së.

Në muajin gusht, Tesla ka shitur 17.800 Model 3, derisa BMW 14,450 “treshe”. Rënia e shitjes së Serisë 3 varet edhe nga faktorë të tjerë, në mesin e të cilëve është ai kryesori i rënies së përgjithshme të shitjes së sedan në SHBA dhe botë, për shkak të faktit se së shpejti do të arrijë gjenerata më e re.