“Tesla" e ka ngadalësuar prodhimtarinë

“Tesla” e ka ngadalësuar prodhimtarinë

Kompania amerikane “Tesla” ka shitur në tremujorin e dytë të këtij viti 22 mijë automjete, për të përmbushur planin e saj të shitjes për gjysmën e parë të vitit, ndërsa prodhimtarinë e ka ngadalësuar mungesa e përkohshme e paketimeve të baterive, transmeton agjencia e Nju Jorkut, Bloomberg.

Prodhuesi i automobilave elektrikë dhe pajisjeve për akumulimin e energjisë, ka shitur në tremujorin e dytë 22.000 automobila në krahasim me 25.051 automjete sa ishin shitur në çerekun e parë, ka njoftuar kompania.