Xhami anti-plumb u thye gjatë testimit

Xhami anti-plumb u thye gjatë testimit

Teslas nuk i ka shkuar ashtu si ka planifikuar testimi i veturës së re antiplumb.

Shefi i Teslas, Elon Musk, ka zbuluar kamionçinën në vlerë prej 36 mijë euro në panairin e veturave në Los Angeles.

Dizajneri kryesor i kësaj veture, Franz von Holzhausen testoi dritaret anësore duke hedhur një top nga metali në to.  Pasi Holzhausen goditi dritaren e përparme ajo u thye menjëherë.

Musk reagoi duke thënë: “O zot. Ndoshta ajo goditje ishte pak si shumë. Nuk kaloj tejpërtej, kjo është një anë e mirë”.

Halzhausen pastaj testoi xhamin nga pas, e cila gjithashtu u thye.

Paska vend për t’u përmirësuar. Ne hodhëm pajisje të punëtorëve, ne realisht hodhëm edhe lavaman kuzhine mbi të e xhami nuk u thye. Por ai u thye tani…unë nuk e di pse”, tha Musk duke bërë shaka.

Ai tutje prezantoi veturën, ku tha se “Cybertruck” ka një eksterier ‘lufte’ të bërë nga “çeliku inox 30X” e xham anti-plumb.

“Cybertruck”, sipas Musk, mund të arrij nga 0 në 100km/orë për vetëm 2.9 sekonda./21Media