Islanda, vendi ideal për të jetuar

Islanda, vendi ideal për të jetuar

Islanda është një shtet i vogël, dhe konsiderohet si njëri ndër shtetet më të lumtura që nuk ka pasur asnjëherë ushtri.

“Bright Side” ka renditur disa fakte për Islandën, të cilat dëshmojnë që është një vend ideal për të jetuar, përcjell rtv21.tv

Islanda është njëra ndër vendet më të bukura në botë

13 Facts About One of the Happiest Countries That Has Never Had an Army

Njerëzit në Islandë gjithmonë kanë jetuar në një harmoni të mirë, me një natyre të bukur, të cilën e kanë ruajtur dhe kultivuar. Në Islandë ka aq diversitet natyror, sa që kushdo që e viziton bie në dashuri me të.

Gjuha Islandeze pothuajse nuk ka ndërruar që nga shekulli i 12-të

13 Facts About One of the Happiest Countries That Has Never Had an Army

Njerëzit e Islandës janë shumë krenar për gjuhën e tyre. Në kohët e vjetra, lidhja sociale në mes të njerëzve ishte shumë e afërt, kështu duke bërë që kjo gjuhë të jetë ende e fortë. Pothuajse çdo njeri nga Islanda mund të lexojë pa vështirësi vizatime të vjetra, të cilat janë përdorur për komunikim.

Islanda ka sistemin e drejtësisë më të avancuar për të drejtat e njeriut

Ky shtet ka ligjet më të mira për të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu: orientimin seksual, lirinë e të shprehurit, demokracinë etj. Në vitin 1980, Islanda u bë vendi i parë në Evropë që zgjodhi një grua të udhëheq shtetin.

Edukimi është pa pagesë

13 Facts About One of the Happiest Countries That Has Never Had an Army

Shkollat dhe kolegjet në Islandë janë pa pagesë, ndërsa pagesa për universitetet është shumë e ulët, kështu duke bërë që çdo kush mund të edukohet.

Nuk ka ordinanca private

13 Facts About One of the Happiest Countries That Has Never Had an Army

Qeveria e Islandës i kushton vëmendje të veçantë kujdesit shëndetësorë. Islanda ka standardet më të mira të shëndetësisë, kështu që ordinancat private nuk janë të nevojshme.

Islanda nuk ka ushtri

Krahas faktit që Islanda nuk ka ushtri, policia dhe personeli i sigurimit nuk posedojnë armë, përcjell rtv21.tv

Pothuajse askush nuk pi duhan apo alkool

Në Islandë, studiuesit kanë zbuluar që numri i atyre që konsumojnë alkool apo duhan shkon në 3-5% të popullsisë.

Filma e seriale të famshme janë xhiruar në Islandë

13 Facts About One of the Happiest Countries That Has Never Had an Army

Ekziston një kompani speciale, e cila aranzhon filma e seriale të xhirohen në Islandë. Disa nga serialet e famshme që janë xhiruar në Islandë përfshinë: Game of Thrones, Star Wars, Thor dhe Interstellar./21Media

Përktheu dhe përshtati rtv21.tv