Dhunë mes tifozërive të Tiranës

Dhunë mes tifozërive të Tiranës

Ndeshja e zhvilluar ditë më parë Tirana-Partizani ku mbetën të lënduar shumë persona pas dhunës dhe përplasjeve që kanë pasur para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Mirëpo tetë personave iu është ndaluar hyrja për gjithë jetën në stadiumin “ Selman Stëemasi”. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF”, theksohet në njoftim.

Personat që do ndalohen të hyjnë në stadiume: Elton Bande, Alban Rexha, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo,  Bledar Luga dhe  Gentian Qosja, shkruan rtv21.tv.

Mësohet se shkak i këtij incidenti që shkaktoi edhe gjakderdhje ishte afërsia e stolave të futbollistëve me tribunat ku ishin vendosur tifozët e Partizanit. Kujtojmë se ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 në favor të Partizanit./21Media