Tetovë: Mbi 200 veta të helmuar nga ushqimi

Konsumimi i makaronave me sos dhe mish të bluar, pas orës një të mesnatës bëri që rreth 220 punëtorë nga 264 të fabrikës “Lear” në zonën industriale të Tetovës të përfundojnë në Klinikat e Tetovës dhe Gostivarit. 183 punëtorë janë dërguar në Klinikën e Tetovës, ndërsa 27 të tjerë në spitalin e Gostivarit, të cilët janë ankuar për dhembje të stomakut, diarre dhe të vjella.

Sipas mjekut i cili ishte përkujdesur për pacientët thotë se të gjithë kishin thënë se kanë konsumuar makarona. Raport i TV21 nga Maqedonia./21Media

Back to top button