"Faleminderit që je ky që je..."

“Faleminderit që je ky që je…”

Në familjen e aktores së mirënjohur shqiptare, Teuta Krasniqi ka festë. Bashkëshorti i saj, Adonisi ka ditëlindjen dhe aktorja zgjodhi që përmes disa fotografive të bukura dhe një dedikimi emocionues ta urojë atë.

“My Love, My Home, My Happy place… My everything… Edhe 100 here me jetu, kurgjo nuk kisha ndryshu, sepse gjithcka me ka sjelle mua te ti dhe te ka sjelle ty te une. Urime ditelindjen shpirti jem. T’du ty dhe e du dashnine tonë qe gjithmone vazhdon te rritet e te permbushet në më të shtrenjten familjen tone. Faleminderit qe je ky qe je. Te paçim gjithmone. Te duam shume, Kaia, Tara dhe une”, shkroi artistja e mirënjohur shqiptare, transmeton rtv21.tv

Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaian, ndërsa vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin./21Media