Teuta me një dedikim për regjisoren

Teuta me një dedikim për regjisoren

Sot vdiq regjisorja Arzana Kraja. Kraja vdiq në moshën 38 vjeçare dhe pas vetës la një krijimtari të pasur artistike. Lajmi ka prekur thellë shoqërinë kosovare e në veçanti komunitetin artistik të cilët janë shprehur të trishtuar nga lajmi i pa pritur për vdekjen e saj.

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, një rrjetin social Instagram krahas disa fotografive të publikura ka lënë me një dedikim prekës për regjisoren.

“Zemrie, s’po muj me besu që shkove… gjithmonë jam mundu me ta shpreh dashninë e veçantë që e kam pas për ty, por s’di a ke mbrri me ditë sa mirënjohëse jam konë gjithmonë për shoqërinë tënde. Qaq shumë më ke jep prej miresisë e urtesisë tënde… Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin që e kemi planifiku qe 12 vjet… shumë ke jep prej shpirtit tënd të mirë dhe gjithmonë ka me të mbajt në zemër e në kujtimet e mia, që i kam kaq të fresketa e të bukura. U prehsh në paqe zemrie”, ka shkruar Teuta Krasniqi.

Varrimi i regjisores Arzana Kraja do të bëhet të enjten në varresat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:00./21Media