Teuta nuse me veshje tradicionale

Teuta nuse me veshje tradicionale

Teuta Selimi, padyshim se është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të mbrëmjeve muzikore, me zërin e saj të veçantë me të cilin ka marrë zemrat e shumë adhuruesve, shkruan rtv21.tv

Teuta me stilin dhe sharmin e saj lë nën hije shumë këngëtare, këtë e dëshmon më së miri në paraqitjet e saj, shkruan rvt21.tv

Krahas angazhimeve të shumta që këngëtarja ka, ajo është shumë aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku përveç fotografive jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private.

Por, postimi i fundit i publikuar nga Teuta është shumë ndryshe nga postimet tjera që ajo bënë.

Këngëtarja 42 vjeçare, sot ka postuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me burrin e saj, ku është e veshur me veshje tradicionale dhe në qaf ka vendosur tri lira.
Me flokë të kapura e grim që i shkon për fytyre, këngëtares duket se po i ka hije edhe kjo veshje

“Her me lira e her pa lira”, kishte shkruar Teuta krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se Teuta prej vitesh është e martuar me Patriot Nezirin dhe së bashku kanë dy fëmijë. /21Media