Këngëtarja mjaft aktive

Këngëtarja mjaft aktive

Ajo është njëra ndër artistet më të njohura dhe të dashura për publikun. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të skenës muzikore vendore, Teuta Selimin, e cila është mjaft e pëlqyer kudo ku ka shqiptarë.

Teuta, përveç zërit unik, shquhet edhe për stilin dhe elegancën e saj, të cilat i shfaqë në çdo paraqitje. E kur jemi te këto të fundit, sot 43 vjeçarja kosovare publikoi një imazh, në të cilin shihet mjaft elegante, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara, grim që i shkon për fytyre dhe e veshur në të zezë, këngëtarja e mirënjohur duket mjaft bukur dhe tërheqëse në fotografinë e fundit, të cilën e publikoi në instagram për 167 mijë ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

♣️

A post shared by Teuta Selimi (@teutaselimi__) on

Kujtojmë që, projekti i fundit i Teutës është bashkëpunimi me Bigem, “Paranoja”. Projekti është publikuar në muajin korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi 4 milionë e 500 mijë klikime./21Media