Teuta thuri fjalë të bukura për Adonisin

Teuta thuri fjalë të bukura për Adonisin

Teuta Krasniqi është ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Me stilin dhe aktrimin e saj, ajo ka rrëmbyer zemrën e publikut në çdo paraqitje që ka pasur.

Krahas angazhimeve të shumta në jetën private, aktorja e mirënjohur kosovare, aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, ku numëron numër të madh të ndjekësve.

Pak minuta më parë ajo publikoi në instastory për 231 mijë ndjekësit e saj një imazh të bukur me bashkëshortin e saj, Adonisin.

Në imazhin ku shihet në përqafimin e burrit, Teuta shkroi edhe disa fjalë të bukura për personin e zemrës, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaian,  ndërsa, vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin./21Media