21 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave

21 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar të rënët e betejës së Junikut para 21-vjetësh.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në “Facebook”, tha se dëshmorët gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt.

“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt”, shkroi Thaçi.

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe./21Media