Thaçi tha se humbja e Arapit konsiderohet humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe

Thaçi tha se humbja e Arapit konsiderohet humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit, Fatos Arapi.

I pari i shtetit përmes një postimi në Facebook ka shkruar se humbja e tij konsiderohet humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.

“Vdekja e shkrimtarit Fatos Arapi është humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe. Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës. Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe.Ngushëllime të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare”, ka shkruar Thaçi.

Fatos Arapi ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari qe 10 vite po vuante nga hemorragjia celebrale./21Media