7 vjet nga vdekja e Arbën Xhaferit

7 vjet nga vdekja e Arbën Xhaferit

Presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot intelektualin shqiptar Arbën xhaferi me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së tij.

Thaçi e ka cilësuar Xhaferin si formësuesin më të madh të identitetit evropian të shqiptarëve.

“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit.”, ka shkruar thaçi në Facebook.

Arbën Xhaferi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës.

Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve./21Media