Thaçi: Ky Samit i përbashkët është historik

Thaçi: Ky Samit i përbashkët është historik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur brenda sallës, ku për pak pritet të fillojë punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Deri në ndërtesë, Thaçi është shoqëruar nga protokolli bullgar, kurse brenda është pritur nga kryeministri bullgar, presidenti Junker dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.

Para hyrjes në objektin ku do mbahet Samiti, Thaçi ka thënë se ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin.

Kujtojmë se pjesë e këtij Samiti do të jenë mbi 30 liderë të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./21Media