"Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së..."

“Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së…”

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka kujtuar veprën e heronjve Kamer dhe Murat Loshi. I pari i shtetit ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët e UÇK-së, në kullën e heronjve Loshi.

“Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës. Krenar me veprën dhe heroizmin e tyre!”, ka shkruar Thaçi krahas fotografisë.

Në korrik të vitit të kaluar, në fshatin Pemishte të Skenderajt u zbulua pllaka përkujtimore për dy heronjtë Kamer dhe Murat Loshi, të cilët ishin vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore./21Media