Thaçi: Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm

Thaçi kërkon që të veprojnë institucionet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri më këtë rast kanë diskutuan rreth bashkimit të qytetit të Mitrovicës.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit ka deklaruar  që pas fjalës së thënë nga qytetarët e Mitrovicës për bashkimin e qytetit, radhën të veprojnë e kanë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.

Këtë lajm Thaçi e ka bërë të ditur përmes një statusi të bërë në rrjetin social, Facebook.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, peticionet për bashkim të Mitrovicës më 16 janar të këtij viti./21Media

Back to top button