"Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar"

“Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende.

Megjithatë, Thaçi ka thënë se BE po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe ky sipas Thaçit është gabimi më i madh strategjik i BE-së./21Media