Votuan presidenti dhe zonja e parë

Votuan presidenti dhe zonja e parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten e tij, Lumnijen, e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.

Thaçi dhe zonja e parë votuan në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Thaçi pati goxha telashe në procesin e votimit. Komisionari nuk e lejonte të nënshkruante pasi data e lindjes së Thaçit nuk ishte e shënuar saktë në të dhënat e tij në listën e votuesve.

Presidenti reagoi duke ia marr komisionarit listën dhe e shikoi vetë.

Pas disa sekondave ai prapë ia ktheu listën komisionarit, i cili e udhëzoi të nënshkruante dhe të vazhdonte procedurat tjera të votimit.

Pas votimit, Thaçi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme dhe të njëjtën kohë i ftoj që të dalin të votojnë. Të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie, për vende të punës dhe të gjitha të mirat. Urime të gjithëve”, tha Thaçi./21Media