Thaçi bën homazhe në Reçak

Në Reçak u masakruan 45 shqiptarë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të bëjë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mohoi këtë masakër duke e quajtur “fabrikim”.

Thaçi ka njoftuar se do të bëjë homazhe në orën 11:30, në kompleksin përkujtimor.

Pas dënimit me dy vjet burg të ish ministrit të Administratës dhe Publikut Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq për shkak të veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, kishte reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili masakrën e Reçakut po ashtu e ka quajtur “fabrikim”.

“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën, edhe unë e përsëris tani – krimi në Reçak është fabrikuar, ku gjithçka ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”, kishte thënë Vuçiq.

I pari i Kosovës i kishte reaguar Vuçiqit duke thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./21Media

Back to top button