Thaçi bën thirrje urgjente që të ndriçohet vrasja e Qerim Kelmendit

Reagimi i Thaçit pas vrasjes së Kelmendit

Presidenti Hashim Thaçi reagoi pas vrasjes së ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendit. Thaçi përmes një postimi u bëri  thirrje institucioneve që ta ndriçojnë këtë vrasje dhe kryesit e saj t’i dërgojnë para drejtësisë.

Presidenti më tutje ngushëlloi familjen Kelmendi dhe të gjithë bashkëluftëtarët e Qerimit.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!”, shkroi Thaçi në facebook.

Mbrëmë pas mesnate në fshatin Zahaq të Pejës u vra ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi./21Media

Back to top button