Thaçi- BE’së: Ulja e përgjegjësisë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon dialogut

Thaçi thotë se BE duket të jetë më përfshirëse në dialog

Bashkimi Evropian pritet që të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka konfirmuar Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

E një gjë e tillë nuk po i duket shumë pozitive presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bashkimi Evropain duke ulur përgjegjësinë në një emisar nuk I ndihmon dialogut.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE- ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate.“, ka shkruar Thaçi./21Media

Back to top button