Thaçi ka thënë se duhet larguar nga deklaratat kërcënuese ndaj etnive tjera

Thaçi ka thënë se duhet larguar nga deklaratat kërcënuese ndaj etnive tjera

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar deklaratën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, të cilën e ka quajtur si nxitëse të urrejtjes dhe hakmarrjes, e kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur.
Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vëjnë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike.
Nuk kemi lejuar një gjë të tillë as gjatë luftës dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë as tani, sepse askush nuk e dëshiron”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe Daut Haradinaj para disa ditëve pati thënë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi atëhere mund të futemi në luftë me Serbinë ./21Media

http://rtv21.tv/thaci-deklaratat-kercenuese-nxisin-urrejtje/
Facebook Comment