Thaçi deklarohet pas takimit në Mynih

Konferenca e Sigurisë në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar për media pas takimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku në panel ishte përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

Ai ka treguar se në këtë takim ka shpalosur të arriturat e Kosovës dhe se ka kërkuar që kjo qasje e BE-së sa i përket vizave karshi Kosovës, të ndryshoj.

Ishte një mundësi shume e mirë që të prezantohen të arriturat e Kosovës. Biseduam për hapat e mëtutjeshme që duhet të ndërmerren. Kosova është e zhgënjyer nga BE-ja për shkak se të mos liberalizimit të vizave. Kërkova që kjo qasje të ndryshoj. Nuk po kërkojmë ndonjë dhurate. Është një qasje tërësisht e padrejte ndaj qytetarëve të vendit”, tha fillimisht presidenti  i Kosovës.

Tutje, Thaçi foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se ky dialog duhet të përmbyllet me njohje.

Në fund, presidenti theksoi se duhet të ketë vullnet të mirë nga te dy vendet që marrëveshje finale Kosovë-Serbi të arrihet në fund të këtij viti.

Back to top button