Thaçi deklarohet për Fondacionin e Jahjagës

Thaçi deklarohet për Fondacionin e Jahjagës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ish-presidenten Atifete Jahjaga për lansimin e Fondacionit Jahjaga, i cili ka për qëllim që të  sjellë qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas të grave dhe të rinjve në Kosovës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar kontributin e Jahjages tani dhe gjatë kohës sa ishte presidente.

“E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time.”, ka shkruar Thaçi

Ndryshe, Fondacioni Jahjaga u lansua para dy ditësh në kuadër të Javës së Gruas dhe fokusohet në katër shtylla në katër shtylla kryesore: Fuqizimin e grave, rininë, sigurinë dhe pajtimin rajonal ose ballafaqimin me të kaluarën.

Themeluesja e Fondacionit, ish presidentja Atifete Jahjaga, në lansimin e Fondacionit kishte thënë se gratë në Kosovë vazhdojnë të  jenë të nën përfaqësuara në çdo fushë të jetës shoqërore. Ajo shtoi se përmes fondacionit do të vazhdojë punën që e kishte nisur si shefe e shtetit./21Media