Thaçi dekoroi me medalje disa prej oficerëve të parë të UÇK-së

Sipas Thaçit, Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve tanë

Kadri Kastrati, Binak Gashi, Mahir Hasani, Mensur Kasumi, Hysni Ahmeti dhe dëshmori Agim Qela janë dekoruar sot me medaljen presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Me këtë rast, Thaçi është shprehur se Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta shpallte pavarësinë e saj.

“Një dekadë pas, në këtë fundvit kur unanimisht në Kuvend u votua krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë i dekorova disa prej oficerëve të parë të UÇK-së. Këtë medalje, sot e ndava për Kadri Kastratin, Binak Gashin, Mahir Hasanin, Mensur Kasumin, Hysni Ahmetin dhe dëshmorin Agim Qela.”, është shprehur Thaçi përmes një postimi në facebook.

Sipas Thaçit, Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve tanë.

Ndryshe, me medaljen presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë, Presidenti Thaçi ka dekoruar personalitete të fushave të ndryshme të vendit./21Media

Back to top button