“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë Kadare

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë Kadare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Helena Kadare ( e njohur edhe si Elena) me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Presidenti Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Elena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.

“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, shkrimtarja Elena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë.

Autorja e romanit “Një grua nga Tirana” po qëndron në Prishtinë  për një vizitë dy ditore ( 7 dhe 8 tetor).

Helena Kadare është bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare./ 21Media