Për kontributin në fushën e humanizmit dhe paqes

Për kontributin në fushën e humanizmit dhe paqes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekuruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes.

“Me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” dekorova Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes. Don Rrok Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit të krishterë por edhe më të gjerë të botës shqiptare”, ka shkruar Thaçi.

Papa Françesku emëroi Don Rrok Gjonlleshaj Administrator Apostolik tё Kotorit në fund të muajit shtator/21Media