Clark dekorohet me Medaljen Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Clark dekorohet me Medaljen Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekoruar gjeneralin amerikan Wesley Clark, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, i cili siç thotë presidenti ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë.

“Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Wesley Clark ishte dje në Kosovë me ç’rast tha se dëshiron që Kosovën ta sheh si pjesë të Bashkimit Evropian./21Media

Clark: Dua ta shoh Kosovën pjesë të BE-së