Vlerëson lartë kontributin e tyre

Vlerëson lartë kontributin e tyre

Kreu i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhërin “Hero i Kosovës”, dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Lajçi dhe Besnik Lajçi. Thaçi në 20-vjetorin e rënies së tyre, ka vlerësuar lartë kontributin e luftëtarëve rugovas për lirinë e popullit.

“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, në 20 vjetorin e rënies i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarët rugovas Selman Lajçi dhe Besnik Lajçi. Gjithmonë do t’i kujtojmë dhe nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë!”, ka shkruar ai në Facebook./21Media