Thaçi i shprehu mirënjohje Nuredinit

Thaçi i shprehu mirënjohje Nuredinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me medalje presidenciale Aki Nuredinin, i cili me dekada ka kontribuar për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.

“I jemi mirënjohës për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve tanë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tri dekadat e fundit. Atij i kërkova që të vazhdojë të angazhohet, sikurse edhe në të kaluarën, për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e artit dhe kulturës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Aki Nuredini është sipërmarrës i njohur shqiptar. /21Media