Ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme

Ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës së Kuvendit.

I pari i vendit ende nuk ka caktuar se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, por ka njoftuar se së shpejti do të vendosë.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai tha se ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt sipas tij do ta kalojnë me shumë sukses.

Kuvendi i Kosovës më 22 gusht në një seancë të jashtëzakonshme u shpërnda me 88 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime./21Media