Prej vitit 1981 deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi

Prej vitit 1981 deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar 37 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 është shprehur se nga ky vit deri ne vitin 1999 nuk është ndalur asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“11 Mars 1981 filloi demonstrata e parë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për t’u pasuar me protesta dhe demonstrata popullore anembanë Kosovës me kërkesën themelore për avansimin statusit politik të Kosovës në nivel të Republikës. Prej vitit 1981 deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, me forma nga më të ndryshmet, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Sipas Thaçit demonstratat e vitit 1981 janë një ndër faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981./21Media