Daka e ka njoftuar për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Daka e ka njoftuar për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

I pari i shtetit ka vlerësuar Dakën për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.

Daka javën e kaluar ka njoftuar se certifikimi i rezultateve do të ndodhë këtë javë./21Media