Bashkësia evropiane nuk duhet të lejoj që Serbia të vë kushte

Bashkësia evropiane nuk duhet të lejoj që Serbia të vë kushte

Pas takimit me delegacionin francezo-gjerman, presidenti  Hashim Thaçi në një konferencë për media tha se nga fryma e diskutimit të sotëm sheh se ka angazhim më serioz të një koordinimi evropian për suksesin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu duhet të ndodhë por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar. Ky takim do të ndodhë pavarësisht disponimit të Vuciqit. Tarifa do të mbetet, jam kundër që të hiqet tarifa. Bashkësia evropiane nuk duhet të lejoj që Serbia të vë kushte”, tha Thaçi.

Thaçi tregoi se tek ai janë adresuar kërkesa të veçanta është diskutuar për takimin, për përgatitjen sa më të mirë të takimit, shkruan rtv21.tv

Presidenti Thaçi tha se në këtë takim theksuan se tarifa duhet të mbetet në fuqi është një vendim legjitim. “Shpresojmë që do të ketë përkushtim serioz edhe në javët e ardhshme që kanë mbetur”, theksoi Thaçi në konferencë.

Ndërsa shtoi se në këtë takim është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

Kemi folur edhe për vizat. Kam thënë se Kosova nuk do të pranojë kritere të tjera për liberalizim sepse Kosova i ka plotësuar kriteret sepse Kosova ka plotësuar më shumë se të gjitha vendet e rajonit kriteret për liberalizim. Nuk lejojmë të ketë kritere të reja”, shoti Thaçi.

Delegacionet e Frances dhe Gjermanisë sot po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, gjatë kësaj vizite janë takuar me krerët e shtetit.

Së pari janë takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Ku sipas komunikates për media është bërë e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për takimin e Parisit, derisa është folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Siç bënë të ditur kryeministri Haradinaj në takimin e tij të mbajtur me delegacionin francezo-gjerman  është diskutuar pëe rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris. “Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!“, është shprehur Haradinaj. /21Media