Thaçi: Dialogu të vazhdojë pa kushte

Thaçi ka folur edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Munih se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel, për të cilat tha se shumica janë implementuar.

Ndërkohë që pala serbe kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e këtij procesi pa kushte, ndërsa ka potencuar se komuniteti serb nuk duhet të përdoret për lojërat e shtetit serb.

Back to top button