Presidenti konfirmon takimin me Kurtin, më 6 janar në orën 15:00

Presidenti konfirmon takimin me Kurtin, më 6 janar në orën 15:00

Në adresimin e tij të fund vitit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar vitin që po e lëmë pas si vit të progresit të mirë në të gjitha rrafshët duke përfshirë zhvillimin ekonomik, rendit dhe ligjit, forcimit të demokracisë, por edhe të orientimit euroatlantik të vendit.

Tha se në vitin 2020 duhet t’i gjejë institucionet edhe më të forta dhe më të suksesshme. Kërkoi nga partitë që morën më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit të gjejnë bashkëpunim për formimin e institucioneve të reja./21Media