Thaçi drekon me ushtarët e FSK-së

Thaçi: Nuk do të hezitojmë të themi se Serbia ka bërë spastrim etnik

Presidenti Hashim Thaçi pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një drekë të përbashkët me ushtarët e FSK-së. Ai tha se në seancën e Këshillit të Sigurimit u konfirmua mbështetja e plotë për ushtrinë e Kosovës. Presidenti deklaroi se derisa Serbia nuk heziton të gënjejë botën, as liderët e Kosovës nuk do të frenohen të thonë të vërtetën se Serbia ka vrarë mbi 13 mijë civilë në Kosovë, njerëzit e saj kanë dhunuar rreth 20 mijë gra, si dhe kanë kryer rreth 450 masakra për të cilat ende askush nuk është dënuar./21Media

Back to top button