Thaçi e dërgon Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit në Kuvend

Nuk takohen Thaçi dhe Kurti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgoi zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës.

Sipas presidentit, ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë.

Ndërkaq sot në orën 12:00 ishte paraparë të takohen Thaçi dhe Kurti. Mirëpo lideri i Vetëvendosjes nuk ka shkuar në takim te presidenti, i cili e kishte ftuar për t’ia dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit.

RTV21 raportoi se Zyra e Presidentit ka kontaktuar përmes telefonit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata nuk kanë shprehur gatishmëri që ta pranojnë personalisht Dekretin e Presidentit për Caktimin e Mandatarit, sikurse që ishte praktikë e mëhershme./21Media

 

 

 

Back to top button