Sot Dita Ndërkombëtare të Paqës

Sot Dita Ndërkombëtare të Paqës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes duke shtuar se Kosova i ka përjetuar të dyja.

“Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta. Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

I pari i vendit tha se duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. “Të bashkuar në diversitet!”, përfundoi ai.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.

Vitin e kaluar ishte kënga ikonike e John Lennon, “Imagine”, e cila u bë himni botëror i Ditës Ndërkombëtare të Paqes, pasi të drejtat autoriale iu dorëzuan Kombeve të Bashkuara nga e veja e Lennon, Yoko Ono./21Media