Thaçi: E ftoj Ramën të caktojë datën për heqjen e kufirit

“Ne jemi vëllëzër, kemi një komb dhe dy shtete”

“Kosova qysh sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe cdo barriere me Shqipërinë – ajo do të ishte mrekulli sikur viti 2020 fillon me heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipëri për çka e ftoj Edi Ramën të marrë këtë vendim”, tha presidenti Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit. Ai ftoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ta caktojë ditën dhe datën për heqjen e çdo barriere, pa pritur opinionet e vendeve tjera.

“Unë jam gati sepse ne nuk mund të presim teket e Serbisë për iniciative rajonale, kur e dimë që dicka e tille nuk do te duartrokitet ne vendet qe nuk e duan te ardhmen e perbashket te dy shteteve, apo te kercenimet boshe qe vijne nga BE-ja”, u shpreh ai.

Ai shtoi se vlerëson guximin qytetar, politik dhe atdhetar të kreut të Qeverisë shqiptare, Edi Rama, u shpreh se nuk ka nevojë për asnjë barrierë mes kombit.“Unë e ftoj Ramën të caktojë ditën dhe datën për heqjen e cdo barriere me Kosovë dhe Shqipërisë pa pritur opinion e askujt sepse ne jemi shtet të pavarura. Serbia s’ka çka përzihet e as nuk do të lëmë të përgjigjet.”, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se jemi vëllëzer, kemi një komb dhe dy shtete. Andaj tha se mund të marrim vendime si shtete të pavarura./21Media

Back to top button