Meta, Thaçi e Vuçiqi në inaugurimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Meta, Thaçi e Vuçiqi në inaugurimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut

Sot në një seancë solemne në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u mbajt inaugurimi i presidentit, Stevo Pendarovski.

I pranishëm në inaugurimin e Pendarovskit ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

I pari i Kosovës përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”, e ka uruar për detyrën e re dhe e ka ftuar Pendarovskin në një vizitë zyrtare në Kosovë.

“Në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili sot mori detyrën e re. E mirëpres bashkëpunimin për integrimin euroatlantik të vendeve tona dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Thaçi.

Në inaugurimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut prezent ishin edhe 4 kryetarët e shteteve fqinje: Ilir Meta nga Shqipëria, Hashim Thaçi nga Kosova, Rumen Radev nga Bullgaria, Aleksandar Vuçiq nga Serbia.

Pendarovski u zgjedh president pas fitores në raundin e dytë në zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoninë e Veriut nga pavarësimi i saj. Në mandatit e tij, Pendarovski do të jetë presidenti i pestë i “Maqedonisë”, ndërsa i pari i Maqedonisë së Veriut./21Media