Haradinaj tha se Zvicra sot me të drejt është shtëpia e dytë e shqiptarëve

Haradinaj tha se Zvicra sot me të drejt është shtëpia e dytë e shqiptarëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, kanë uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.

I pari i vendit ka thënë se Kosova është përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e tyre për lirinë dhe shtetësinë tonë.

Ndërsa, Haradinaj thotë se Zvicra ka qenë strehë e shqiptareve dhe me të drejt sot është shtëpia e tyre e dytë.

1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane. Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone. Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.

Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.

Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi./21Media