"Berisha ishte në pushtet dhe u akuzua si tradhtar për shitjen e vijës kufitare në ujëra ndaj Greqisë"

“Berisha ishte në pushtet dhe u akuzua si tradhtar për shitjen e vijës kufitare në ujëra ndaj Greqisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë shumë kritik ndaj ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për dëme të mëdha që i ka bërë Kosovës dhe UÇK-së, gjatë kohës së luftës së Kosovës.

“Me siguri se krimineli kthehet në vendin e krimit. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha që ka ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Tv Klan.

Në lidhje me përplasjen e tij me Berishën dhe marrëdhëniet që kanë pasur më parë Thaçi ka thënë se kur ishte zgjedhur kryeministër kanë pasur një respekt reciprok, për të pasur lakmi. “Tash nuk kuptoj për gjendjen e tij emocionale, si një gërmadhë të skenës politike shqiptare”, ka deklaruar ai.

Presidenti i vendit ka potencuar dialogu ka qenë plotësisht transparent, i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE-ja. “Zoti Berisha ishte në pushtet dhe u akuzua si tradhtar për shitjen e vijës kufitare në ujëra ndaj Greqisë”, ka thënë ai, duke shtuar se duhet të hiqet ideja e dialogut të lagjeve.

Presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë i shkuar kur ka kuptuar se SHBA-të nuk janë konsultuar dhe nuk janë ftuar në Samitin e Berlinit.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Haradinaj se i është bërë presion për taksën në Berlin, Thaçi është shprehur se “letra e kryeministrit Rama sqaron gjithçka dhe nuk ka pasur asnjë presion ndaj askujt” dhe ka shtuar në lidhje me taksën se nuk ka ndonjë qellim për të mbledhur një grusht votash në emër të një patriotizmi.

“Unë e njoh Presidentin Trump më herët se ambasadorin amerikan në Berlin dhe ata janë miq mes vete”, ka deklaruar i pari i vendit dhe ka shtuar se asnjë zgjidhe për Kosovën nuk mund të vie pa Amerikën.

“BE nuk ka vizion. Unë e pash në Berlin në BE pa vizion, pa qëllim dhe pa unitet për Kosovën. Për mua substancë e zgjedhjes së çështjes së Kosovës janë dy letrat e presidentit Trump”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Thaçi ka theksuar se asnjë zgjidhje nuk mund të vie pa praninë e SHBA-së. “BE pa SHBA-në nuk mund ta zgjidh çështjen e Kosovës”, ka shtuar më tutje Thaçi.