“Thaçi e trajton Kosovën si pronë private”

Ilir Deda reagon ndaj kërkesës së presidentit për shtyerjen e seancës për formimin e Ushtrisë 

Pas letrës që presidentit Hashim Thaçi i ka dërguar kryeparlamentarit Kadri Veseli, lidhur me atë që të shtyhet seanca për transformimin e FKS-së, ka reaguar deputeti Ilir Deda.

Deputeti përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar presidentin Thaçi duke thënë se ai e ka trajtuar Kosovën si pronë private të tij, shkruan rtv21.tv“.

“Thaçi me iniciativën e tij individuale, duke e trajtuar Kosovën si pronë private, e ka dëmtuar çështjen e krijimit të ushtrisë dhe tash na duhet shumë më shumë punë se sa që kishim bërë sikur mos t’a kishte ndërmarr këtë iniciativë pa konsultime dhe pa konsensus. Llogari pa hanxhi, ka shkruar deputeti Deda.

Tutje Deda ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është tërhequr shpesh herë nga pozicioni i tij dhe sipas tij nuk duhet të habitemi nga ky veprim i Presidentit.21Media

Back to top button