Do të ishte në interes të Kosovës të mos emërohet Lajçaku

Do të ishte në interes të Kosovës të mos emërohet Lajçaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vazhduar polemikën me BE-në lidhur me emërimin e Miroslav Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi ka thënë se e mirëpret që BE-ja t’ia dëshmojë se është gabim rreth çështjes së emërimit të Lajçak si Përfaqësues Special për dialogun, derisa shton se mosemërimi i tij në atë post do të ishte në interes të Kosovës.

“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi dje gjatë ditës kishte deklaruar se Miroslav Lajçak është i destinuar të dështojë në misionin e tij të ri si emisar për dialogun.

Bashkimi Evropian ka reaguar, duke i thënë se Lajçak ende nuk është emëruar si emisar./21Media