"... ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin"

“… ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin”

Sot ka vdekur anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për vdekjen e saj i ka shprehur ngushëllime familjes Halimi.

“Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e veprimtares së njohur Ajnishahe Halimi, e cila dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë. Familjes Halimi i shprehim ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli për vdekjen e Ajnishahës u ka shprehur ngushëllimë familjarëve.

Veseli përmes një postimi në “Facebook” e ka cilësuar të ndjerën si një grua të fuqishme dhe me vullnet për të jetuar.

“I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së dalluar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi. Me vullnet të madh për të jetuar, me qëndrueshmëri të madhe, ajo bëri një betejë shumë të gjatë me kancerin. Ishte një grua e fortë, që shërbeu si frymëzim për të gjithë ata që e njihnin. Ngushëllime familjes Halimi, aktivistëve të PDK-së dhe të gjithë miqve të saj. Prehu në paqe, Ajnishahe!”, ka shkruar Veseli.

Varrimi i së ndjerës bëhet sot në fshatin Kozhicë, në orën 17:00./21Media